×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset një sirian në mes të sheshit të Prishtinës

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 14:12

    Sot në mesditë ka ndodhur një përledhje fizike mes disa personave, ku si pasojë e kësaj njëri ka mbetur i plagosur.


    Gazeta online Reporteri.net mëson se i plagosuri është një refugjat i ardhur nga Siria.

    Ndërsa lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se personi u plagos me armë të ftohtë (thikë), dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

    Shkaqet se pse ka ndodhur kjo përleshje, nuk dihen ende, teksa hetuesit policor kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast.

    “Ne ora 12 :40, kemi marre informaten se ne sheshin Zahir Pajaziti ne Prishtine, ka ndodhur nje perleshje fizike ne mes te disa personave.Bazuar ne te dhenat fillestare, ne kete rast nga arma e ftohte thike eshte plagosur nje person(shtetas i huaj). I njejti eshte derguar per trajtim mjekesor.Hetuesit policor kane nisur nje hetim lidhur me rrethanat e ketij rasti, aktualisht jane duke punuar ne identifikimin dhe arrestimin e personave te perfshire ne rast”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!