×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja e besimtarëve në xhami, reagon kryemyftiu i Shqipërisë

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 17:11

    Kreu i Komunitetit të Myslimanëve Shqiptarë, Bujar Spahiu ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi so tnë xhaminë ‘Dine Hoxha’ ku 5 besimtarë myslimanë u plagosën me thikë nga një 34-vjeçar.


    Ngjarja ndodhi tek rruga e Kavajës rreth orës 14:00. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahiu i bëri thirrje organeve përkatëse që të zbardhet sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë Ramazani.

    REAGIMI I SPAHIUT

    U informova nga Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.

    Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një person i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.

    Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën. I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë. Personi është në duart e forcave të rendit. Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!