×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja e kryeministrit sllovak, reagon Gërvalla: Autorët të ndëshkohen

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 16:14

    Mesditën e së mërkurës kryeministri sllovak, Robert Fico ishte objektivi i një atentati, ku i dyshuari u arrestua menjëherë nga policia, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Pas kësaj ngjarje, ka reaguar menjëher Ministrja e Punëve të Jashtme, Donik Gërvalla-Schwarz në një postim të bërë në platformën “X”.

    Ministrja Gërvalla i ka uruar kryeministrit sllovak shërim të shpejt dhe ka kërkuar që autorët të ndëshkohen.

    “Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen”, ka shkruar Gërvalla në “X”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!