×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje të reja

    Plagosja në Hajvali, i dyshuari në arrati – Policia tregon çka gjeti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij

    Reporteri
    09 Nëntor 2024 | 8:40

    Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e djeshme në Hajvali. I dyshuari ende nuk është arrestuar.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar susbstancë e dyshuar narkotike.

    “VRASJE NË TENTATIVË – Hajvali, Prishtinë 08.11.2024 – 14:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe si pasojë i njëjti është plagosur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”.

    “Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!