×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Plagosja në Prishtinë, Policia jep detaje: Është identifikuar i dyshuari

    Reporteri
    03 Janar 2025 | 21:46

    Policia e Kosovës e ka konfirmuar plagosjen në Prishtinë për të cilën raportoi pak minuta më parë gazeta online Reporteri.net.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se i plagosuri është dërguar për trajtim në QKUK.

    Ai po ashtu tha se Policia ka arritur që të identifikojë të dyshuarin.

    “Rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, tha ai.

    Plagosje në Prishtinë, në vendin e ngjarjes Policia gjen gëzhoja plumbash dhe një veturë ”Volvo”

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!