×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Plagosja në Prishtinë, Policia jep detajet

    Reporteri
    21 Shkurt 2025 | 21:12

    Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për rastin e të shtënave me armë që ndodhi më herët në lagjen Dardania të Prishtinës. 

    Policia e ka konfirmuar raportimin e gazetës online Reporteri.net se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

    ‘‘Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti’’, ka thënë Ahmeti.

    Reporteri.net raportoi se dy të dyshuarit, të veshur me të zeza dhe me kapele në kokë kanë ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes.

    Një person plagoset në Prishtinë, u qëllua me armë zjarri

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!