×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosje në Gjakovë, viktima transportohet në gjendje të rëndë për në QKUK

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 19:27

    Një person ka mbetur i plagosur  mbrëmjen e sontme në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.


    Policia ka konfirmuar për Reporterin se viktima është transportuar në gjendje të rëndë  fillimisht për në spitalin e Gjakovës, ndërsa më vonë për shkak të përkeqësimit të gjendjes është transferuar për në QKUK.

    I dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar arma.

    “Sot me datën 14.03.2020, rreth orës 15:30, jemi njoftuar për një rast plagosje në fshatin Bishtazhin, ku viktima i lartcekur në gjendje të rëndë ishte transportuar nga një qytetar për në spitalin Isa Grezda në Gjakovë. Patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin e lartcekur i cili ka pranuar veprën dhe ka dorëzuar armën e cila sipas tij është përdorur në rast, AL47. I dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar. Ndërsa patrulla në spital kemi mësuar se viktima për shkak të gjendjes së rëndë ishte dërguar me autoambulancë në QKUK. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar, si dhe janë ftuar të gjitha njësitet përgjegjëse për rast”, ka konfirmuar Kristë Gjokaj, komandant i Policisë së Gjakovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!