×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset një person në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 18:43

    Një person është plagosur në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.


    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar vendin ku ka ndodhur incidenti.

    Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Reporteri.net.

    “Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit”, thonë Policia e Kosovës për Reporteri.net.

    Policia thotë se i njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    “Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e policisë dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorë në rast”, thotë Policia.

    Reporteri.net ka siguruar videon nga vendi i ngjarjes, ku shihet dhe policia.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!