Një person është plagosur sot rreth orës 19:00 në Prishtinë në rrugën “Mine Peza” në lagjen Arbëria, në Prishtinë.
Burime të gazetës online Reporteri.net brenda organeve të rendit bëjnë të ditur se viktima me inicialet F.J. ka marrë plagë në shpinë.
Policia siç merr vesh Reporteri.net ka arritur ta identifikojë të dyshuarin Sh.M..
Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dy gëzhoja plumbash dhe një veturë e tipit “Volvo” me ngjyrë hiri. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.