×
  • Lajme
  • Lajme

    Plaku mitrovicas e fut në siklet Haradinajn, ky ia kthen: Mos fol ashtu se është marre për ty

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 13:31

    Një qytetar nga Mitrovica, ka pyetur kryetarin e AAK’së dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj se ‘pse nuk i kanë ndarë të paktën gjysmë miliardë euro për Trepçën, por për autostradën e Dukagjinit’.


    Mirëpo pas kësaj pyetje, Haradinaj ka reaguar i acaruar duke i thënë këtij qytetari nga Mitrovica, se ‘është marre për të që të flasë ashtu’.

    “A ma mirë u kanë qat miliardin për autostradën Dukagjin Pejë, me ia dhanë Trepçës. Nëse shitet edhe Trepça çka po na jet neve.  Dukagjini e Peja e kanë pas një asfalt, e Trepça sot me ardhë në këtë gjendje, është një turp i madh. Po më doket se në do sende nuk është mirë tuj shkue as Qeveria jote as ajo e mëparshmja”, ka thënë ai.

    Por pas kësaj pyetje të qytetarit apo kritikës që ai ka dhënë, Haradinaj është acaruar në përgjigje:

    “Për herë të parë në histori të Trepçës, je bashkëpronar i saj. Nuk di a e ke marrë vesh. E përmende Pejë – Gjakovë, pak o marre për ty, se e di çka ka bë Peja për ty. Nuk duhet ashtu me folë”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!