×
  • Lajme
  • Lajme

    Plaku nga Mitrovica nuk pendohet që u përplas me Haradinajn, ja çfarë thotë tash

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 20:58

    Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, po kritikohet nga një shaljan.


    Madje, një 73 vjeçar, tregoi për Klanin se çka i tha Haradinaj pas një përplasje që e patën në një debat të organizuar në Mitrovicë.

    Kujtojmë, Plaku që u përplas në Mitrovicë me Ramush Haradinajn është Bahtir Istrefi nga Kovaqica, ish – minator në minierën e Trepçës.

    Ai ka pyetur kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj se ‘pse nuk i kanë ndarë të paktën gjysmë miliardë euro për Trepçën, por për autostradën e Dukagjinit’.

    Mirëpo pas kësaj pyetje, Haradinaj ka reaguar i acaruar duke i thënë këtij qytetari nga Mitrovica, se ‘është marre për të që të flasë ashtu’.

    “A ma mirë u kanë qat miliardin për autostradën Dukagjin Pejë, me ia dhanë Trepçës. Nëse shitet edhe Trepça çka po na jet neve. Dukagjini e Peja e kanë pas një asfalt, e Trepça sot me ardhë në këtë gjendje, është një turp i madh. Po më doket se në do sende nuk është mirë tuj shkue as Qeveria jote as ajo e mëparshmja”, ka thënë ai.

    “Për herë të parë në histori të Trepçës, je bashkëpronar i saj. Nuk di a e ke marrë vesh. E përmende Pejë – Gjakovë, pak o marre për ty, se e di çka ka bë Peja për ty. Nuk duhet ashtu me folë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!