Eksperti gjerman për Ballkanin, Wolfgang Ischinger, hartuesi i një plani për zgjidhjen e problemit të Kosovës nën modelin e “Dy Gjermanive” në vitin 2007, thotë se zgjidhja për Kosovën nuk është afër.
Ai madje shtoi se do të ishte i pari që do të përshëndeste një plan që gjen mbështetje të gjerë në shoqërinë dhe parlamentin serb, si dhe një mbështetje të barabartë në Kosovë, transmeton Reporteri.net
Ischinger, i cili që nga viti 2009 kryeson forumin më të madh në botë për të diskutuar sfidat e botës moderne – Konferenca e Sigurisë së Mynihut, po qëndron në Beograd ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Dialogu Ballkanik” .
Ischinger ndër të tjera u shpreh se i ashtuquajturi Plan i Ischinger kishte objektiv arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës pa njohjen reciproke ndërkombëtare.
Nëse mund të arrihet një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për ndryshimin e kufijve, dhe nëse të dyja qeveritë dhe të dy parlamentet bien dakord, atëherë nuk ka asgjë që, në parim, nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, kundërshton një zgjidhje të tillë, përfundoi Isinger për gazetën serbe Politika./Reporteri.net