×
  • Lajme
  • Lajme

    Plani “Semafori” – për pesë orë policia shqiptoi 62 gjoba, ua mori lejën 15 shoferëve

    Reporteri
    13 Mars 2025 | 15:02

    Policia rajonale në Prishtinë po vazhdon implementimin e planit “Semafori”.

    Sot, nga ora 9 deri në 14, janë shqiptuar 62 gjoba dhe janë konfiskuar 15 patentë shoferë.

    “Vetëm sot (09:00 deri në 14:00), janë shqiptuar 62 gjoba, prej tyre për mos respektim të semaforit, janë shqiptuar 15 dhe janë konfiskuar 15 patentë shoferë. Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!