Beogradi planifikon që pas inskenimit të krizës humanitare në veri të nis një “konvoj ndihmash” për veriun e Kosovës.
Burime brenda Qeverisë së Kosovës i kanë thënë RTV Dukagjinit se kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë hyrjen e një konvoji të tillë dhe për këtë janë autorizuar doganierët në pikën kufitare të Jarinjes.
Këto burime kanë shpjeguar se ndalesa e këtij konvoji pritet të përdoret nga Beogradi për tensionim të mëtutjeshëm të veriut. Për tensionim të mëtutjeshëm janë autorizuar edhe pjesëtarët e të ashtuquajturës “mbrojtja civile” në pjesën veriore të vendit.
Në anën tjetër, kryetarët e komunave veriore, së bashku me afaristë dhe individë të tjerë të rëndësishëm në veri, por edhe të ardhur ekskluzivisht nga Beogradi, do të takohen sonte për të diskutuar detaje të tjera lidhur me “hapin e radhës”.
Këtë skenar e ka konfirmuar në një bisedë për ‘Zyrën e Ankesave’ në RTV Dukagjini edhe kryetari i Mitrovicës së jugut Agim Bahtiri.
Ai ka thënë se konvojet e Beogradit nuk kanë çfarë të kërkojnë në veri pasi që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masat e duhura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.