×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Detaje

    Plas grushti mes dy kirurgëve në Spitalin e Gjilanit, arrestohet njëri nga ta

    Reporteri
    17 Janar 2024 | 10:49

    Një kirurg në Spitalin e Gjilanit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi ka sulmuar fizikisht kolegun e tij.

    Rasti ka ndodhur të martën, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, derisa ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

    “Ankuesi (sh/k/m 1978) i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan derisa ishte në zyrën e tij tek reparti i Kirurgjisë është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M. duke pësuar lëndim të lehtë trupor dhe ka pranuar tretman mjekësor”.

    Zëdhënësi Hashani ka thënë se i dyshuari është larguar nga vendngjarja, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti më pas është dërguar për 48 orë në mbajtje.

    Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe po hetohet nga stacioni policor në Gjilan.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!