×
  • Lajme
  • Lajme

    Pleçnari nga Rugova tregon si festohej Bajrami dikur e si festohet sot

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 17:43

    Pleçnari nga Rugova, Rrahman Lajçi ndërsa ka folur për festën e Bajramit ka treguar se si festohej dikur dhe ditët e sotme.


    Ai thotë se dikur kjo festë kishte kënaqësi por tani nuk ekziston më ajo. Sipas tij festa e Bajramit tash më shumë është bërë një shëtitje avanturiste dhe se është ndërprerë lidhja familjare, ku vëllau me vëllaun nuk shkojnë shpesh njëri me tjetrin.

    Ai ka treguar se si janë bërë përgatitjet për Bajram vitet e mëparshme.

    “Për Fitër Bajram janë kanë përgatitjet më të mëdha për shkak të Ramazanit, që të pergatiten vitrat për familjet në nevojë. Kurse për Kurban Bajram familjet e kane pas të sigurt mishin, e kanë pre Kurbanin dhe e kanë shpërndarë”, ka deklaruar ai, për T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai tregon se si me vështirësi janë blerë teshat për fëmijët për Bajram.

    “E di një rast interesant. U afrua Bajrami, kishte para sa duash por nuk kishe ku me ble, të familjes janë shku me autobus deri Rashkë, më pas me voz në Shkup për me ble materialin për teshat, por e ka gjetur bezin veç për 9 fëmijë, por jo për krejt”, ka deklaruar ai.

    I moshuari tregon se ditët e sotme ka humbur gëzimi dhe më asgjë nuk është njësoj.

    “Gëzimi i blerejeve të sendeve ka rënë, kjo nuk ekziston, gëzimi i shëtitjeve të fëmijëve poashtu nuk ekziston. Ka ardhe një kohë e keqe, tash shpiat i kanë bërë të gjithë, por nuk ka fëmijë. Bajramin e kanë bërë një shëtitje avanturiste, po shkojne në Shqipëri ose Turqi. Sot po ndërpritet lidhja familjare”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!