×
  • Lajme
  • Lajme

    Plenkoviç: Fatkeqësisht, edhe kësaj here boshnjakët mbivotuan kroatët në BeH

    Reporteri
    11 Tetor 2022 | 16:43
    Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç në takim me liderin e HDZ-së kroate të Bosnjës, Dragan Çoviç

    Pas përmbylljes së procesit zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç priti në takim liderin e HDZ-së kroate të Bosnjës, Dragan Çoviç, me ç’rast u shpreh se “fatkeqësisht, boshnjakët edhe një herë mbivotuan kroatët [në zgjedhjet presidenciale]”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Dy liderët kroatë diskutuan për formimin urgjent të qeverisë në të gjitha nivelet e Bosnje-Hercegovinës si dhe implementimin e reformave të cilat do t’ia sigurojnë BeH-së statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Së bashku me formimin e nxituar të qeverisë, Plenkoviç dhe Çoviç kërkuan punë aktive dhe konstruktive të të gjithë aktorëve politikë në BeH për të arritur statusin e kandidatit të BeH për anëtarësim në BE, njoftoi qeveria kroate.

    Ndër temat e diskutimit ishin edhe situata aktuale politike dhe nevoja për arritjen e marrëveshjes për ndryshime të mëtejshme të Ligjit Zgjedhor.

    Plenković: Boshnjakët i mbivotuan kroatët

    Plenkoviç e uroi Çoviçin për rezultatet zgjedhore të partive politike kroate të mbledhura në HDZ BeH dhe fitoren bindëse mes votuesve kroatë.

    Ai theksoi se, për fat të keq, edhe një herë jemi dëshmitarë se boshnjakët, duke zgjedhur Zheljko Komshiçin, përmes inxhinierisë zgjedhore, i votuan kroatët në zgjedhjet për anëtarin kroat të Presidencës, gjë që cenon funksionalitetin e BeH dhe marrëdhëniet harmonike të saj kombet përbërëse.

    Pas zgjedhjeve, shtoi ai, është e nevojshme që aktorët politikë në BeH të vazhdojnë diskutimet për të siguruar barazi të plotë dhe përfaqësim legjitim të të treve./Reporteri.net/

    Gazeta boshnjake: Bosnje-Hercegovinës do t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!