Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Plenkoviq në një postim në “X” ka shkruar se me Kurtin kanë biseduar për situatën në rajon.
“Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti diskutova për situatën në rajon. E përgëzova për heqjen e regjimit të vizave si dhe i shpreha mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Plekonviq.
S predsjednikom Vlade Kosova @albinkurti raspravio sam o situaciji u susjedstvu. Čestitamo na ukidanju viznog režima i izražavamo podršku za članstvo u @coe, kao i na
putu prema EU. Nastavljamo jačati gospodarsku suradnju 🇭🇷🇽🇰! #wef24 pic.twitter.com/xMBWiBZseo— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) January 17, 2024
Kryeministri korat tutje ka shtuar se Kroacia dhe Kosova do të vazhdojnë me forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror këtë vit ka temën ‘Rindërtimi i besimit” dhe mbahet nga 15–19 janar 2024.
Ky takim vjetor do të mirëpresë mbi 100 qeveri, të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare, 1000 partnerë të Forumit, si dhe drejtues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinjsh, sipërmarrës socialë dhe media.