×
  • Lajme
  • Lajme

    Plenkoviq: Kurti u soll në Slavonski Brod nga pilotët kroatë të KFOR-it

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 23:16

    Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, është dërguar atje sot nga pilotët e ushtrisë kroate që janë pjesë e KFOR-it.


    Ai në një konferencë të përbashkët për media me Kurtin iu shprehu ngushëllime të gjithë familjarëve që i kanë humbur më të dashurit e tyre nga aksidenti që ka ndodhur në autostradën afër qytetit Slavonski Brod të Kroacisë.

    “Më erdh mirë që Albin Kurti ka ardhur në Kroaci. I falënderoj pilotët e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it që ndihmuan që kryeministrin ta sillnin këtu. Në aksidentin që ka ndodhur të gjitha ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes, policia ka qenë atje, ekipet shëndetësore kanë dhënë ndihmën e parë”.

    “Jemi duke qëndruar pranë të lënduarve që e përjetuan këtë ngjarje. Ju shpreh ngushëllime të gjitha familjeve për personat që i kanë humbur. Kemi vizituar të gjithë pacientët, shumica janë jashtë rrezikut për jetë. Jemi duke synuar të jemi sa më afër këtyre njerëzve që e përjetuan këtë shok dhe i mbijetuan”,ka thënë Plenkovi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!