×
  • Lajme
  • Lajme

    Pllaka përkujtimore e zyrës së Adem Demaçit po shërben si mbajtëse e gypave

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 22:59

    Një veprim aspak i mirë është bërë nga një kompani që është duke punuar në një nga lagjet e Prishtinës.


    Një bager është parkuar para pllakës përkujtimore të zyrës së Adem Demaçit, ndërsa ajo për më keq po shërben si mbajtëse e gypave që janë vendosur në atë pjesë, shkruan Reporteri.net.

    Egzon Azemi, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar përgjegjësi nga Komuna e Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe ajo e Inspeksionit, duke thënë se do të duhej që të kërkojnë sqarime nga kompania për një veprim të tillë dhe të ndëshkohet.

    Postimi i tij:

    Komuna e Prishtinës përkatësisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe ajo e Inspeksionit do të duhej që të kërkojnë sqarime dhe kjo Kompani të ndëshkohet për këtë veprim.

    1. Pllaka përkujtimore e zyrës së Adem Demaçit po shërben si mbajtëse e gypave.

    2. Bageri i parkuar para Pllakës Përkujtimore.

    3. Bllokim i plotë i trotuarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!