Një shtetas shqiptar, 58 vjeçar, është gjendur i vrarë me armë zjarri në një ullishte në vendin e quajtur Kariani, në afërsi të Kavallës në Greqinë veriore.
Sipas policisë, viktima punonte në zonë prej disa vitesh dhe njihet si person pa probleme dhe punëtor i mirë.
Burime policore i thanë Top Channel, se viktima kishte dy shenja plumbash në kokë dhe gjoks, por ende nuk dihet lloji i armës së përdorur, si dhe shkaqet e ekzekutimit të tij.
Gjeneralitet e viktimës i janë dërguar autoriteteve shqiptare,në tentativë për zbardhjen e shkakut të vrasjes.
Trupi i viktimë është dërguar në morgun e spitalit të Kavallës për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.