×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po afrohet momenti…qeveri pa koalicion”, çfarë po paralajmëron ish-deputeti i VV’së

    Reporteri
    18 Shkurt 2025 | 21:18

    Tashmë kur numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, ish-deputeti i Vetëvendosjes, njëherit kandidat për deputet, Valon Ramadani, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me krijimin e Qeverisë së ardhshme.

    Ramadani ka shkruar se Vetëvendosje do të bëj Qeverinë pa koalicion, shkruan Reporteri.net.

    “Po afrohet momenti i ✂️ VETËVENDOSJE! qeveri pa koalicion!”, ka shkruar ai.

    Bazuar në rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë më së shumti vota, ka siguruar 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për formimin e qeverisë i duhen së paku 61.

    Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 25 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8.

    Nga 20 ulëset e mbetura në Kuvendin me 120 gjithsej, dhjetë janë të garantuara për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet tjera pakicë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!