Gjatë ditës së sotme, njësitet e policisë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.
Sipas policisë, kundërvajtësit, janë hasë në aksin rrugor Mitrovicë –Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, po bënin gara sportive me vetura.
Të njëjtit po pengonin dhe rrezikonin edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
Ndaj kundërvajtësve shoferë u janë shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe nga një pikë negative./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.