Dy shoferë janë gjobitur nga Policia e Kosovës në Vushtrri pasi të njëjtit janë hasur duke bërë gara shpejtësie në trafik në zonën e banueshme në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një njoftimi për media, Policia njofton se njërit prej shoferëve përveç gjobës prej 400 euro dhe minus pesë pikëve negative, i është marrë edhe patentë shoferi për dhjetë muaj,
Ndërsa shoferi tjetër i cili nuk posedon patentë shofer, i është shqiptuar gjoba për gjykatë.
“Kundërvajtësit janë hasur në rrugën ,,Dëshmoret e Kombit” Vushtrri, zonë e banuar, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
Kundërvajtësit të parë i është shqiptuar gjobat prej katërqind (500) euro, katër (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (12) muajsh, ndërsa kundërvajtësit të dytë pasi që nuk ka poseduar patentë shofer i është shqiptuar gjoba për gjykatë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.