×
  • Lajme
  • Lajme

    Po bënin gara shpejtësie, policia në Gjakovë i gjobitë katër shoferë dhe ua merr lejen e vozitjes

    Reporteri
    12 Mars 2024 | 12:03

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë gjatë ditës së djeshme ka identifikuar katër automjete në rrugët “Adem Jashari” dhe “Bujar Boka” të cilët po bënin gara shpejtësie me njëri-tjetrin, shkruan Gayeta Online Reporteri.net.

    Ndaj këtyre ngasësve janë ndërmarrë masa bazuar në ligjin për trafikun rrugor, ku tre prej shoferëve janë dënuar me nga 150 euro gjobë, ndërsa një tjetër me 300.

    Komunikata e plotë:

    Bënin gara shpejtësie, ndërmerren masa ligjore ndaj ngasësve të automjeteve

    Me qëllim ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është duke vazhduar me aktivitete policore me qëllim parandalimin e aksidenteve të trafikut, identifikimin e kundërvajtësve, në veçanti identifikimin dhe parandalimin e organizimit të garave të shpejtësisë.

    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë me datën 11.03.2024 kanë identifikuar dhe ndalur katër automjete në rrugët “Adem Jashari” dhe “Bujar Roka”, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie, me ç’rast kishin bërë edhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut. Ndaj këtyre ngasësve janë ndërmarrë masa bazuar në ligjin për trafikun rrugor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!