Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje është kapur gjatë seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes, teksa i dërgonte një mesazh dikujt lidhur me këtë çështje.
Në mesazhin e kapur nga Ekonomia Online, deputeti ka shkruar “Po e zgjedhim “karate”, pastaj të shofim çfarë thotë Kushtetusja”, referuar zgjedhjes së Presidentit.
Mesazhi është dërguar në kohën sa Komisioni për Legjislacion po verifikonte nëse dy kandidatet e propozuara plotësojnë kushtet për Presidente.
Shefja e grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk mund të jep përgjigje në lidhje me këtë çështje, duke shtuar se nuk ka pare se çfarë është shkruar në atë mesazh.
“Tani unë nuk di çfarë kanë shkruar aty apo çfarë raportimi, nuk mund të jap përgjigje për gjërat që nuk i kam parë”, ka deklaruar Nagavci.
