Në vazhdën e debateve në vend lidhur me deklaratën që e njëjta e kishte bërë për Specialen, kryediplomatja e Kosovës ka reaguar përmes një shkrimi në rrjete sociale.
Ministrja Gërvalla ka cituar profesorin e ndjerë, Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes së tij.
Ajo e ka quajtur Aganin trurin e rezistencës civile të shqiptarëve të Kosovës, si dhe arkitektin kryesor të pavarësisë.
“Prof. Agani pa dyshim është truri i rezistencës civile të shqiptarëve në Kosovën e viteve të 90-ta. Një ndër arkitektët kryesorë të pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.
Në drejtim të Gërvallës ditëve të fundit ka pasur shumë reagime, e kryeministrit Albin Kurti iu është kërkuar që ta shkarkojë të njejtën pasi që është kthyer në vëmendje një deklaratë që ajo e kishte bërë vite më parë për Specialen.
Kurti në anën tjetër ka reaguar duke i dalë në mbrojtje Gërvallës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.