×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po negociohet futja e Listës Serbe në Qeverinë Kurti”, opozita në Beograd reagon për takimin Sveçla-Gjuriq

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 23:50

    Reagimet e para kanë ardhur nga Serbia pas publikimit të fotografive takimit mes anëtarit të Kryesisë së VV-së, Xhelal Sveçla dhe drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.


    Lideri djathtist opozitar, Bosko Obradoviq, përmes një postimi në Tëitter ka thënë se Vuçiq po e negocion futjen e fshehtë të Listës Serbe në Qeverinë e Albin Kurtit, shkruan lajmi.net.

    Sipas Obradoviqit, Vuçiq dhe njerëzit e tij janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për pushtet.

    “A s’është ky Marko Gjuriq duke negociuar me njerëzit e Kurtit në Tiranë? Përderisa Vuçiqi është hero i mediave, ky njeri negocion futjen e Listës Serbe në një qeveri separatist në Prishtinë, dhe kush e di se çka tjetër. Ashtu siç ata e përkrahën Qeverinë Haradinaj. Ata bëjnë gjithçka për pushtet”, ka shkruajtur Obradoviq.

    Pak minuta më parë ka reaguar edhe vetë Xhelal Sveçla. Ka thënë se organizatorët kanë vendosur për rradhitjen e mysafirëve e jo ai.

    Teksa është arsyetuar duke thënë se takimi është organizuar nga ministria e Jashtme e Gjermanisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!