Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, po përflitet si një nga emrat potencialë për garën për kryetare të Komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
E kontaktuar nga gazeta online Reporteri.net, Krasniqi nuk ka mohuar mundësinë e kandidimit, por theksoi se ende nuk është marrë një vendim zyrtar nga strukturat e partisë në nivel lokal.
“Ende nuk është vendosur asgjë. Ne e kemi një kryesi të degës që merr vendimin, dhe pastaj ajo e dërgon propozimin në Kryesinë e LDK-së në nivel qendror. Jemi duke pritur se kur do të mbahet takimi,” tha ajo për Reporteri.net.
Pos Krasniqit, për të parin e komunës së Vushtrrisë, si kandidat i LDK-së përflitet edhe Xhafer Tahiri, i cili në zgjedhjet e fundit e humbi pushtetin pasi u mund nga Ferit Idrizi i PDK-së.
Një tjetër emër i përfolur brenda LDK-së është edhe Adnan Lahu./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.