Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se është e turpshme që ky diskutim po ndodh, dhe se kjo gjë duhet të ndalet para se të bëhet më e madhe.
Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj drejtua disa deputetëve, duke ju thënë se turp duhet t’ju vijë që kanë obliguar veteranët të protestojnë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net
“Turp që keni mrri në këtë shkallë të mashtrimit. Është turp për ty Glauk Konjufca, Enver Dugolli, Fatmir Humollin, e krejt të tjerët, që e qitni në diskutim këtë. Marre duhet me ju ardhë për këtë bisedë për 35 euro. I keni obligu me ardh para derës së juj”, tha Haradinaj.
Pas kësaj ka reaguar, kryeparlamentari Glauk Konjufca ku i ka kujtuar se edhe vetë ai dikur ka qenë kryeministër.
“z.Haradinaj ky është kuvend dhe vet ke qenë Kryeministër”, tha Konjufca, ku kryetari i AAK-së iu përgjigj i nervozuar duke i thënë: “Po shko bre n’hamom”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.