×
  • Lajme
  • Lajme

    Po shkonte te mbesa e tij për Bajram, 76 vjeçari tregon si ra në pus

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 23:09

    Më të keqes i shpëtoi një i moshuar nga Vragolia. Derisa ishte nisur të takonte familjarët gjatë festës se Fitër Bajramit kishte rënë në një pus.


    Për këtë është njoftuar edhe komuna, e cila ka formuar një komision për shqyrtimin e ankesave nga dëmet e shkaktuara nga infrastruktura.

    Jakup Sllamniku, 76 vjeçar tregon se si ka ra në pus.

    “Me kerr jam ardh deri aty, e kam ndalë kerrin, dhe kam shkel në skej të shatkës dhe shatka u rrotullu automatikisht dhe kam ra teposhtë”, ka deklaruar Sllamniku për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka treguar edhe çfarë i ka humbur.

    “Më ka rënë Iphone 7, dhe më ka rënë disa pare të hekurit dhe kompletet mu kanë shky”, ka deklaruar ai.

    I moshuari pret kompensim të demit nga komuna.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!