Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se po të ishte gjallë presidenti Ibrahim Rugova, do të niste letër në Gjykatën Speciale në mbrojtje të luftës së UÇK-së, shkruan Reporteri.net.
Në një postim në Facebook, Tërmkolli ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani që nuk ka bërë asnjë reagim deri tani, e po njësoj edhe Kurtin.
“Ku po jetojnë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!”, ka shkruar mes tjeras Tërmkolli.
Reagimi i plotë:
Po të ishte Presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarëve. Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!
Asnjë fjalë nga Presidentja, tani! Asnjë fjalë nga Kryeministri, tani!
Ku po jetojnë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!
Presidentja u muar me plotësimin e “stafit” të saj, ndërsa Kryeministri dhe ndihmësit e tij me ”Zajedenicën”!
Turpi ka emër e mbiemër!
Dhe jo vetëm turpi!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.