×
  • Lajme
  • Lajme / Në Malaga

    Po tentonin të arratiseshin, por përplasen me veturën e policisë – vdesin tre shqiptarë në Spanjë

    Reporteri
    07 Qershor 2025 | 8:30

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën në një aksident rrugor.

    Makina me të cilën udhëtonin shqiptarët u përplasën me makinën e drejtuar nga një nën-oficer i Policisë Kombëtare Spanjolle, i cili po ashtu humbi jetën.

    Sipas mediave spanjolle, dyshohet se tre shqiptarët ishin pjesë e një bande që tentuan të grabisnin një farmaci, por dështuan dhe u larguan me shpejtësi me një automjet.

    Gjatë arratisjes, grabitësit morën një kthesë të gabuar duke hyrë në drejtim të kundërt në autostradën A-7 drejt Torremolinos, transmetojnë mediat spanjolle. Pikërisht aty ndodhi përplasja fatale me makinën e nën-inspektorit 48-vjeçar, i cili nuk po merrte pjesë në operacion, por po kthehej në shtëpi pas një turni nate.

    Përplasja e fuqishme çoi në shpërthimin në flakë të të dy automjeteve. Sipas autoriteteve të Këshillit të Qytetit të Malagës, zjarrfikësit nga stacionet Churriana, Carretera de Cádiz dhe Martiricos mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupat nga mjetet e djegura.

    Tre personat në makinën e grabitësve u gjetën të pajetë, ndërsa oficerët e Policisë Lokale nxorën nga makina nën-inspektorin, por fatkeqësisht nuk mundën t’i shpëtonin jetën./tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!