×
  • Lajme
  • Lajme

    Podujeva bëhet me kazermë ushtarake, do të mbajë emrin e Heroit Zahir Pajaziti

    Reporteri
    01 Nëntor 2024 | 15:38

    Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nga sot kanë marrë në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, të cilat i quajtën pika strategjike për rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

    Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tyre, thuhet se ky hap forcon praninë e FSK-së në regjionin e Llapit dhe Gollakut, duke ofruar siguri shtesë për banorët e asaj ane, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nga sot morën në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, si pika strategjike për rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit. Vendosja e ushtarëve të FSK-së në pronat e Aeroportit të Dumoshit në Podujevë është një zhvillim domethënës për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e Heroit të Kosovës, strategut dhe inspiruesit të luftës sonë çlirimtare, Komandant Zahir Pajazitit. Ky hap forcon praninë e FSK-së në regjionin e Llapit dhe Gollakut, duke ofruar siguri shtesë për banorët e kësaj ane, mbështetje më të mirë e më të shpejtë për reagime, si dhe për operacione në rast të emergjencave civile”, thuhet në postim.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ky vendim tregon angazhimin e institucioneve të Kosovës për të fuqizuar kapacitetet ushtarake dhe për të kontribuar në një mjedis më të sigurtë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!