Sot në Podujevë do të mblidhet Kuvendi komunal.Në këtë seancë që fillon nga ora 10:00 do të diskutohet për arrestimin nga policia serbe të anëtarit të kuvendit komunal të kësaj komune, Blerim Macastena.
“Ju njoftojmë se më 06.01.2021 (e mërkurë), në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit në ish-ndërtesën e Komunës, mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Podujevës, lidhur me arrestimin nga policia serbe të anëtarit të Kuvendit të Komunës, Blerim Maçastena”, thuhet në njoftim.
Dy qytetarë nga Podujeva janë arrestuar nga Policia serbe, të cilët dyshohet se kanë dalë në territorin e Serbisë më 13 dhjetor të vitit të kaluar.
Njëri më pas është liruar, ndërkohë që Maqastena vazhdon të jetë në paraburgim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.