Policia e Kosovës ka arrestuar 42 vjeqarin në Podujevë dhe ka sekuestruar një armë të mbajtur pa leje, kështu thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Reporteri.net.
Zbulimi dhe sekuestrimi i armës ndodhën pasi fëmija i të arrestuarit ka postuar foto të armës në rrjete sociale.
Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit të Podujevës, sot kanë sekuestruar një armë zjarri, të cilën një person i mitur përmes fotografive e kishte ekspozuar në rrjete sociale.
Aksioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacionit dhe personit të dyshuar, kanë shoqëruar në polici (prindin e të miturit) të dyshuarin (mashkull), 42 vjeçar”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë: