Një person në Podujevë ka raportuar në polici se pas një zhurme që kishte dëgjuar në stallën e kafshëve të tij, kur kishte dalë në oborr kishte parë 3-4 persona që kishin tentuar t’ia vidhnin lopët nga aty, shkruan Reporteri.net.
Sipas raportit 24 orësh të dyshuarit kishin shtënën me armë në drejtim të tij dhe e kishin plagosur atë.
Rasti po hetohet.
Njoftimi i policisë:
VJEDHJE GRABITQARE NË TENTATIVË
Majac, Podujevë / 13.04.2024 – 02:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se kishte dëgjuar një zhurmë të kafshëve e cila vinte nga stalla e bagëtive. Kur viktima kishte dal në oborr, kishte vërejtur 3-4 persona të panjohur qe tentonin të vjedhin kafshët (lopët) nga stalla. Të dyshuarit kur kanë vërejtur viktimën kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi në pjesën e abdomenit kishte pësuar një lëndim sipas të cilit ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.