×
  • Lajme
  • Lajme

    Policë me maska e të armatosur deri në dhëmbë, gjithçka çka po ndodhë brenda zyrave të OVL-UÇK’së

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 11:37

    Rreth 50 policë të armatosur të EULEX-it janë parë teksa kanë hyrë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku priten arrestime të reja.


    E gjitha po ndodhë një ditë pasi e njëjta polici kreu arrestimin e parë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

    Ndërkohë që zyra e OVL-UCK’së ishte ‘vizituar’ disa herë nga pjesëtarë të EULEX’it në javët e fundit, pasi kjo organizatë publikonte dosje të Gjykatës Speciale, që pretendonin se po ua sjell dikush anonim.

    Por dallimi me aksionin e sotëm është i madh. Sot EULEX-i ia mësyu zyrave të OVL-UÇK’së në qendër të Prishtinës me policë të armatosur me armë të gjata dhe me maska në fytyrë, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

    Të njëjtit pritet të nxjerrin nën masën e arrestit dikë nga ajo zyrë, që i janë vënë në kërkim, me urdhër arrest nga Haga.

    Aksioni ka nisur pak pas orës 11:00 të së premtes.

    Reporteri.net do t’ju mbajë të informuar rreth këtij zhvillimi, nderkohë që ju mund të ndiqeni LIVE pamje nga vendi i ngjarjes:

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/264827027991483

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!