×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Policë të Njësisë Speciale u panë tek zyrat e KQZ’së, Kelani: Detyra rutinë në përcjellje të ndonjë materiali

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 18:54

    Pjesëtarë të Njësisë Speciale janë parë sot tek zyret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare. Për arsyen e pranisë se tyre atje, janë deklaruar nga Policia.

    Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i ka thënë Gazetës Online Reporteri.net, se ata kanë qenë në përcjellje të ndonjë materiali zgjedhor.

    “Nuk ka diçka konkrete, përveç detyrave rutinë në përcjellje të ndonjë materiali”, ka deklaruar Kelani për Reporteri.net.

    Ndryshe, deri tash janë numëruar rreth 98 përqind e votave nga zgjedhjet e djeshme. Si parti e parë renditet Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga PDK’ja, LDK’ja e AAK’ja./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!