×
  • Lajme
  • Lajme

    Policët e Kosovës trajnohen nga instruktorë të DEA-s

    Reporteri
    10 Qershor 2024 | 20:28

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Programin Ndërkombëtar të Asistencës në Trajnim për Hetimet Kriminale të Departamentit të Drejtësisë (ICITAP) dhe Administratën për Zbatimin e Drogës (DEA), përfunduan me sukses ‘kursin e avancuar një-javor për operacione të fshehta’ të mbajtur në Prishtinë.

    Të 22 pjesëmarrësve, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor, iu dorëzuan çertifikatat. Kursi i zhvilluar nga instruktorë të DEA-s, u vlerësua për përmbajtjen e tij të specializuar, të avancuar dhe informative, i cili u dha pjesëmarrësve njohuri të vlefshme për zhvillim profesional.

    Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë: kolonele Taibe Canolli nga Policia e Kosovës, drejtori i departamentit për ankesa pranë Inspektoratit Policor, Bajram Fetahu, këshilltarja vendore nga ICITAP për Policinë e Kosovës Leonora Berkani si dhe personeli i ICITAP-it dhe instruktorët nga DEA.

    Policia e Kosovës falënderoi ekipin e ICITAP-it për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre dhe stafin e DEA-s për njohuritë dhe aftësitë e tyre që kontribuuan në suksesin e trajnimit.

    Shkëmbimi i ekspertizës dhe njohurive nga instruktorët avancoi aftësitë dhe shkathtësitë e pjesëmarrësve, duke kontribuar në zhvillimin e tyre profesional.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!