×
  • Lajme
  • Lajme

    Policët serbë po “plaçkisin” kosovarët duke u marrë nga 10 euro në kufi

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 15:59

    Pothuajse çdo kosovar e di që duhet bërë gati 10 euro kur të afrohet tek kufiri Serbi-Kosovë për të shmangur pritjet disa orësh, shkruan DW.


    Kjo bën që miliona euro në vit të shkojnë në xhepat e policëve të korruptuar. Megjithatë kosovarët që kanë folur për DW besojnë se një gjë e tillë s’është e motivuar politikisht.

    “Ata na i marrin nga 10 euro, unë provova t’ia japë pesë (një polici kufitar), por ai më tha ‘nuk mjaftojnë”, kështu i ka thënë DW një person nga zona e Prishtinës.

    “Nuk është shumë, por s’është gjë e mirë. Sa mendon që fitojnë ata duke marrë në këtë mënyrë”, shton ati tutje.

    Disa herë policët që kontrollojnë dokumentacionet kërkojnë para, dhe disa herë njerëzit vendosin paratë në pasaportën e tyre.

    Dikush në ‘twitter’ ka shkruar se ata që refuzojnë të paguajnë nga 10 euro mund të përballen me disa orë pritje.

    Radha në kufirin serb përpara hyrjes në Republikën e Kosovës ndahet në dy rreshta, në ata që kanë paguar dhe ata që s’kanë paguar.

    Nga Ministria e Brendshme e Serbisë kanë injoruar pyetjet e DË të pyetur rreth kësaj praktike, dhe s’kanë dhënë asnjë përgjigje në pyetjen se sa policë janë ndjekur penalisht për marrje ryshfeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!