Muhamet Mjeshtri ka lindur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por prindërit e tij janë nga Dibra – babai nga Dibra e Madhe e nëna nga Dibra e Vogël. Edhe pse ka jetuar gjithë jetën në Amerikë, Muhameti ka mbajtur gjallë gjuhën shqipe, e edhe dialektin e Dibrës.
Një intervistë e tij për emisionin “Interaktiv Talks”, të gazetarit, Xhemajl Rexha ka marrë gjysmë milioni shikime në Tik Tok, dhe qindra komente përkrahëse nga shqiptarët kudo në botë.
Mjeshtri ka thënë se me zemër e mentalitet është ende në vendin e të parëve, dhe që gjuhën shqipe do t’ua mësojë edhe fëmijëve të tij. Për më shumë, ndiqeni intervistën e plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.