×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici gjatë pauzës e çon birrën “eks” në një lokal të kryeqytetit

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 15:42

    Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në dhjetor të 2018-tës, saktësisht një vit më pare gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, para deputetëve kishin deklaruar se orari i punës është duke u respektuar nga policia dhe se u është ndaluar qëndrimi në kafene dhe shkuarja në xhami gjatë orarit të punës.


    “Orari i punës është duke u respektuar qind për qind. Ua kemi ndaluar pjesëtarëve policorë qëndrimin në kafene gjatë orarit të punës dhe shkuarjen në xhami”, kishte deklaruar drejtori Qalaj.

    Por ky vendim fare nuk po respektohet nga policë të caktuar, shkruan Reporteri.net.

    Një polic me uniformë zyrtare sot lëre që është pare në lokalet e kryeqytetit, por ai ka konsumuar edhe birrë.

    Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në një lokal në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në tavolinë me policin janë edhe dy persona tjerë, raporton Sinjali.

    Kujtojmë se vendimi i Drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, që kishte proklamuar në fillim të mandatit për të vënë disiplinë në Policinë e Kosovës, po sfidohet seriozisht nga zyrtarët policorë.

    Përmes atij vendimi, Qalaj, i kishte ndaluar zyrtarët policorë që t’i frekuentojnë kafenetë gjatë orarit zyrtar të punës.

    Mirëpo rastet kur vendimin e Qalajt po e sfidojnë policët nuk janë të pakta në vendin tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!