×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici gjobit qytetarin për mosmbajtje të maskës, ndërkaq shkelë vetë ligjin anti-COVID

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 23:49

    Policia e Kosovës, vazhdon të gjobisë qytetarët të cilët nuk i respektojnë masat e Qeverisë anti-Covid.


    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 848 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19.

    Por, nuk janë vetëm qytetarët që nuk po i respektojnë këto masa. Edhe ata që shqiptojnë gjoba, vet shkelin vendimet e Qeverisë.

    Rast i tillë ka ndodhur të shtunën në Prizren.

    Një qytetar i cili është gjobitur për mos mbajtje të maskës, ka dërguar Telegrafit fotografi në të cilën shihet që edhe vetë polici që ia shkruan dënimin nuk mban maskën.

    Ndryshe, ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

    Ky ligj i ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

    Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

    E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

    Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!