×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici i dyshuar për dhunimin e 16-vjeçares nga Drenasi, invalid i rrejshëm

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 21:29

    Ish-polici hetues, Vesel Veseli, i dyshuar për përdhunim të vazhdueshëm për më shumë se një vit të një 16 vjeçareje nga Drenasi, ndodhet në listën e të dyshuarve si invalidë të rrejshëm të Policisë së Kosovës.


    Insajderi ka siguruar listën e plotë të zyrtarëve policorë që mbajnë në mënyrë të dyshimtë edhe statusin e invalidit të luftës. Bëhet fjalë për 185 zyrtarë të Policisë së Kosovës të cilët po hetohen nga Prokuroria dhe IPK-ja.

    Në mesin e tyre ndodhet edhe emri i Vesel Veselit, që dyshohet se abuzoi seksualisht me një nxënëse 16-vjeçare nga Drenasi.

    Veseli ishte arrestuar në muajin shkurt pasi dyshohej se kishte shfrytëzuar pozitën e tij duke abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatzënë, e më pas e kishte detyruar të abortonte.

    Pasi u arrestua në muajin shkurt, Vesel Veseli u mbajt për tre muaj në paraburgim, para se të lirohej nga paraburgimi në muajin maj. Tash e disa muaj është duke u mbrojtur në liri.

    Lista e plotë e zyrtarëve policor që janë vetë deklaruar si invalidë të luftës:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!