×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Polici i Kosovës kapet me kokainë

    Reporteri
    02 Janar 2025 | 13:27

    Një polic i Kosovë është kapur me lëndë narkotike. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, në  kryeqytet.

    Gazeta online Reporteri.net  nga burime brenda Policisë së Kosovës, merr vesh se derisa njësitë policore në rroba civile ishin duke patrulluar mbrëmë në Matiqan kanë ndaluar veturën në të cilën ndodhej polici i Kosovës bashkë me tre persona të tjerë.

    Gjatë kontrollës zyrtarit policor G.L në dorë i është vërejtur një telefon dhe një kartëmonedhë  e mbështjellë prej 20 eurosh, të cilën dyshohet se e kishte përdorur për të konsumuar lëndë narkotike të llojit  kokainë.

    Pas kontrollimit të automjetit njërit prej personave që ndodhej në të, i është gjetur një armë zjarri dhe një karikator. Siç mëson Reporteri.net shoferi i veturës, zyrtari policor G.L më pas ka deklaruar se në veturë ndodhen edhe dy qese me lëndë narkotike njëra e llojit kokainë dhe tjetra kanabis.

    Në lidhje me rastin është informuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

    Katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!