Një polic i Kosovës është lënduar gjatë ditës së djeshme në Graçanicë.
Policia njofton se gjatë patrullimit ka ndaluar një automjet, ku gjendeshin dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (të mitur), të cilët kanë tentuar të largohen këmbë nga automjeti i tyre.
Gjatë ndjekjes një zyrtar policor dhe dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.
Në automjet janë gjetur disa kanistera dhe disa vegla pune që dyshohet se të njëjtit mundë të kenë kryer vjedhje. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.