Të enjtën ka ndërruar jetë zyrtari policor Hevzi Shabani në QKUK në Prishtinë, pasi i njëjti ishte i shtrirë në këtë spitale si pasojë e trajtimit nga infektimi me COVID-19 ka njoftuar Ismet Hashani zyrtar për media në policinë e Kosovës në Gjilan.
I ndjeri është lindur më 24.11.1958 dhe i takonte gjeneratës së XI të Policisë së Kosovës ku karrierën e fillojë në Stacionin Policor në Gjilan, ku me nder dhe përkushtim ka punuar, duke qenë i respektuar për koleget dhe komunitetin.
Viteve të fundit ishte i caktuar në zonën e Stacionit Policor të Novobërdës, ku po ashtu punoi dhe veproi duke qenë shembull për të gjithë ne.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.