Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një peticion në të gjitha komunat, ku po kërkon zgjedhje të reja.
Këtë peticion po kanë të drejtë ta nënshkruajnë qytetarët, derisa sipas VV-së, thuhet se deri më tani janë mbledhur 45 mijë nënshkrime online, ndërsa presin rritje të numrit të nënshkrimeve që po bëhen fizikisht në sheshet e qyteteve të vendit.
Por, kësaj nisme të kësaj partie politike, sot i është bashkangjitur edhe një polic kosovar, fotografi të cilën e ka publikuar në rrjetin social Facebook një aktivist i VV-së, transmeton Indeksonline.
Kujtojmë që Policia e Kosovës sipas një vendimi ka ndaluar përfshirjen e pjesëtarëve të saj në tema, postime e ngjarje që kanë të bëjnë me politikë, madje si pasojë disa policë janë suspenduar nga detyra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.