Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) pas një incidenti që ka ndodhur jashtë orarit të tij zyrtar.
Sipas burimeve të gazetës online Reporteri.net, zyrtari policor F. SH, së bashku me vëllaun e tij, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një qytetar në qytetin e Prizrenit.
Burimet konfirmojnë gjithashtu se gjatë sulmit, zyrtari policor ka përdorur edhe sprejin e Policisë së Kosovës, duke ngritur dyshime për keqpërdorim të pajisjeve zyrtare jashtë detyrës.
Zyrtari policor i cili është me prejardhje nga Prizreni, aktualisht është i angazhuar me detyrë në veri të vendit. Pas raportimit të incidentit, IPK ka ndërmarrë masa të menjëhershme duke e suspenduar atë deri në përfundimin e hetimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.